Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Koncepte te menaxhimit te projektit

Similar presentations


Presentation on theme: "Koncepte te menaxhimit te projektit"— Presentation transcript:

1 Koncepte te menaxhimit te projektit

2 Cfare eshte? – Menaxhimi i projekteve perfshin planifikim, monitorim, dhe kontroll te njerezve, procesit, dhe ngjarjeve qe ndodhin nderkohe qe software evoulon nga koncepti fillestar tek implementimi operacional. Kush e ben ate? – Cdo njeri “menaxhon” ne nje hapesire te caktuar. Software engineer; Menaxheri i projektit: plan, monitor, dhe kontroll pune Menaxheri kryesor (Senior Manager): koordinon nderfaqen (lidhjen) ndermjet biznesit dhe profesionisteve te software. Pse eshte i rendesishem?: ndertimi i pc software eshte nje sipermarrje e veshtire, komplekse, akoma me teper kur shume njerez punojne per nje kohe te gjate. Ndaj software ka nevoje te menaxhohet.

3 Cilat jane hapat?: kuptoni 4 P’te – (People, Product, Proces dhe Project).
Njerezit duhet organizuar per te bere software te punojne efektivisht Komunikimi me klientin duhet te jete i mire, keshtu qe qellimi i produktit dhe kerkesat jane kuptuar mire. Nje proces duhet zgjedhur qe te jete i sakte/i duhuri per njerezit dhe produktin. Projekti duhet planifikuar duke vleresuar perpjekjen dhe kohen kalendarike per te perfundur punet; percaktimi i produkteve te punes, vendosja e kontrolluesve te cilesise (quality checkpoint), dhe vendosja e mekanizmave per te monitoruar dhe kontrolluar punen e percaktuar sipas planit.

4 Cili eshte produkti i punes
Cili eshte produkti i punes? : Kur aktivitetet e menaxhimit fillojne, gjenerohet nje plan pune. Plani percakton procesin dhe punet qe duhet te drejtohen, njerezit qe do te bejne punen, mekanizmat per vleresimin e rreziqeve, kontrolle, dhe vleresime te cilesise. Si e sigurojme qe gjerat jane ne rregull? Kur inkurajohen njerezit e software per te punuar bashke si nje ekip efektiv, duke fokusuar vemendjen e tyre ne nevojat e klientit dhe cilesine e produktit.

5 Spektri i menaxhimit Njerezit
Modeli i menaxhimit te njerezve ne projekt percakton fushat e meposhte te rendesishme per t’u aplikuar tek njerezit e software” rekrutim perzgjedhje menaxhim performance trajnim perparim ne karriere organizim dhe zhvillim kulture ne ekip

6 Produkti Para se nje projekt te planifikohet, duhet te vendosen objektivat e produktit dhe qellimi i tij. Alternativa zgjidhjesh duhet te konsiderohen, si dhe kufizimet teknike dhe menaxhuese duhet te identifikohen. Pa kete informacion eshte thuajse e pamundur te percaktohen: vleresime te kostos, nje vleresim efektiv i rrezikut, nje ndarje realiste e puneve ne projekt, apo nje schedule (orar) i menaxhueshem/efektiv projekti qe siguron nje tregues kuptimplote te progresit.

7 Zhvilluesit e projektit dhe klienti duhet te takohen per te percaktuar objektivat dhe qellimin (scope) te produktit. Ne pergjithesi, ky aktivitet fillon si pjese e Inxhinierimit te Sistemit dhe vazhdon si hapi i pare ne Analizen e Kerkesave te software-it. Objektivat- identifikojne qellimet e pergjithshme per produktin (nga kendveshtrimi i klientit) pa konsideruar sesi keto qellime do te arrihen  Scope – identifikon te dhenat primare, funksionet dhe sjelljet qe karakterizojne produktin, dhe me me rendesi, perpjekjet per ti arritur keto karakteristika ne menyre praktike (qellime realiste). Pasi keto vendosen dhe kuptohen, zgjidhje alternative konsiderohen.

8 Procesi Procesi i software siguron framework nga e cila nje plan i pergjithshem per zhvillimin e projektit mund te vendoset. Nje numer punesh – funksione, milestones, produkte pune, dhe pike te sigurimit te cilesise – aftesojne aktivitetet ambrelle te adaptohen me karakteristikat e projektit te software dhe kerkesat e ekipit te projektit.

9 Projekti Ne ndjekim projekte software te planifikur dhe kontrolluar per nje arsye primare – eshte e vetmja menyre per te menaxhuar kompleksitetin. Ne menyre qe te evitohet deshtimi i projekteve, nje menaxher dhe inxhinieret e software qe ndertojne produktin duhet te menjanojne nje bashkesi shenjash paralajmeruese; te kuptojne faktoret kritike te suksesit qe cojne ne menaxhim te mire projekti, dhe te zhvillojne nje drejtim te mire per planifikim, monitorim, dhe kontroll projekti.

10 Njerezit Tim Lister : “Companies that sensibly manage their investment in people will prosper in the long run” -Kompanite qe menaxhojne me arsye investimin e tyre ne njerez, do te lulezojne ne perspektive.

11 Lojtaret 1-Senior Managers: te cilet percaktojne ceshtjet e biznesit te cilat shpesh kane ndikim kryesor ne projekt 2-Menaxheret Teknike: qe duhet te planifikojne, motivojne, organizojne, dhe kontrollojne programuesit. 3-Practitioners (zhvilluesit) : qe japin aftesite teknike te nevojshme per te inxhinieruar nje produkt apo aplikim 4-Klientet qe specifikojne kerkesat per software ose stakeholders qe kane interesa periferale ne rezultat. 5-End-users (perdoruesit) qe nderveprojne me softwre sapo ai eshte leshuar per perdorim Per te qene efektiv, ekipi i projektit duhet organizuar ne nje menyre qe maximizon aftesite e cdo personi. Kjo eshte detyra e Drejtuesit te Ekipit.

12 Drejtuesit e Ekipit Menaxhimi i projektit eshte nje aktivitet intensiv, me pjesemarrje te shume njerezve, dhe per kete arsye programues te afte shpesh jane drejtues te paafte projekti. Ata nuk kane kombinimin e mire te aftesive te njerezve. Modeli i Lidership-it perfshin: Motivim: aftesia per te inkurajuar njerezit teknike per te prodhuar mes aftesive te tyre me te mira Organizim: aftesia per te kontrolluar proceset ekzistuese (apo shpikur te reja) qe do te aftsojne konceptin fillestar te perkthehet ne produkt final. Ide ose Inovacion: aftesia per te inkurajuar njerezit te krijojne dhe ndjehen kreativ edhe kur ata duhet te punojne ne kufijte/kufizime te vendosur nga nje projekt apo aplikim.

13 Nje tjeter kendveshtrim i karakteristikave qe percaktojne nje menaxher efektiv projekti thekson kater pikat e meposhtme: - 1. Zgjidhje problemi: nje menaxher projekti efektiv mund te diagnoztikoje ceshtjet teknike dhe organizative qe jane me te rendesishme, zhvillon zgjidhje duke mesuar nga praktikat e meparshme, mbetet flexibel per te ndryshuar drejtim te zgjidhjes nqs perpjeket fillestare jane pa rezultat. - 2. Identitet Menaxheri: nje menaxher i mire duket te marri pergjegjesi te projektit. Duhet patur konfidenca (besimi) per te marre kontrollin kur eshte e nevojshme dhe sigurine per te lejuar njerezit me aftesi te mira teknike per te ndjekur instiktet e tyre. - 3. Arritje: optimizohet produktiviteti i ekipit: duhen shperblyer iniciativat dhe arritjet e mira. - 4. Ndikim dhe ndertim ekipi: menaxheri duhet te jete i afte te “lexoje” njerezit; duhet jete i afte te kuptoje sinjale dhe reagoje ndaj nevojes se njerezve per ndryshim. Duhet te jete ne kontroll nen gjendjet me stres te larte.

14 Ekipi i Software “Not every group is a team, not every team is effective” – Glenn Parker Rendesi: Organizimi i njerezve Opsionet e meposhtme jane te vlefshme per t’u aplikuar tek burimet njerezore per nje projekt qe kerkon n njerez per k vite: n individe jane caktuar per te bere m pune te ndryshme. Koordinimi eshte pergjegjesia e menaxherit i cili mund te kete edhe disa projekte te tjere per te menaxhuar. n individe jane caktuar per te bere m pune te ndryshme (m <n). nje drejtues ekipi percaktohet. Ekipe “joformale” krijohen (ka ndarje punesh te kombinuara). Koordinimi i ekipeve te vogla eshte pergjegjesi e menaxherit te projektit. n individe organizohen ne t ekipe. Cdo ekipi i percaktohet nje ose me shume pune. Cdo ekip ka nje strukture specifike qe percaktohet per te gjitha ekipet qe punojne ne projekt. Koordinimi behet nga ekipi DHE menaxheri i projektit.

15 Struktura e ekipit: Percaktohet me mire nga stili i menaxhimit te organizates, numri i njerezve ne ekip, aftesite e tyre dhe veshtiresia e pergjithshme e problemit Tre organizime xhenerike te ekipit:

16 1.Demokratike e Decentralizuar (DD) – ky ekip nuk ka lider te perhershem. Koordinator punesh percaktohen per kohe te shkurter dhe me pas zevendesohen me te tjere.vendime ne problema dhe zgjidhje behen me konsens grupi. Komunikimi mes anetareve te ekipit eshte horizontal. 2.E Kontrolluar e Decentralizur (controlled decentralized CD). Ky ekip ka nje lider te percaktuar i cili koordinon pune specifike dhe lider sekondare qe kane pergjegjesi per nen-pune (subtasks). Zgjidhja e problemit ngelet nje aktivitet grupi, por implementimi i zgjidhjeve ndahet mes nengrupeve nga lideri i ekipit. Komunikimi mes nengrupeve dhe individeve eshte horizontal. Komunikim vertikal pergjate kontrollit te hierarkise zbatohet gjithashtu. 3.E Kontrolluar e Centralizuar (Controlled Centralized CC); zgjidhje te problemeve baze dhe koordinimit te brendshem te ekipit behet nga lideri i ekipit. Komunikimi mes liderit dhe anetareve te ekipit eshte vertikal.

17 Produkti Ne fillim te cdo projekti duhen realizuar vleresime sasiore si dhe nje plan i organizuar, por informacioni solid nuk eshte i mjaftueshem. Duhet kohe per te mbledhur informacion te detajuar, por nderkohe plani eshte i nevojshem menjehere ne fillim. Ne keto kushte duhet ekzaminuar produkti, si dhe qellimi i produktit duhet percaktuar mire.

18 Software Scope – Qellimi i Software
Aktiviteti i pare i menaxhimit te projektit eshte percaktimi i software scope. Ai percaktohet duke iu pergjigjur pyetjeve: Konteksti. Si pershtatet software qe eshte per t’u ndertuar ne nje sistem me te madh, ne nje kontekst biznesi , dhe cfare kufizimesh jane te vena si rezultat i ketij konteksti? Objektivat e informacionit: Cfare te dhenash kerkohen per input? cilat te dhena objekti te dukshme per perdoruesin prodhohen si output nga software? Funksioni dhe performance: cfare funksionesh kryen software per te transformuar te dhenat input ne output? A ka karakteristike specifike performance per t’u adresuar?

19 Dekompozimi i problemit
Shpesh here i quajtur particionim – “partitioning” ose elaborim problemi (Problem Elaboration) eshte nje aktivitet qe qendron ne thelb te analizes se kerkesave te software. Dekompozimi aplikohet ne dy fusha kryesore: 1-funksionaliteti qe duhet dhene 2-procesi qe do te perdoret per te dhene kete funksionalitet Ne menyre qe te zhvillohet nje plan projekti i arsyeshem, ju duhet te dekompozoni ne menyre funksionale problemin per te zgjidhur. Problemi ndahet ne probleme me te vogla te cilat jane te menaxhueshme. Eshte pjese e planit te menaxhimit per t’u realizuar ne projekt.

20 Model i bazuar ne komponent Modeli i njekohshem (concurrent) 4GT model
Projekti Fazat gjenerike qe karakterizojne procesin e software – percaktim, zhvillim, dhe suport- jane te aplikueshme tek te gjitha software. Problemi eshte te zgjidhet modeli i procesit qe eshte i pershtatshem per inxhinierim software nga nje ekip projekti. Modeli linear Prototyping RAD incremental Spiral WiNWiN spiral Model i bazuar ne komponent Modeli i njekohshem (concurrent) 4GT model

21 Menaxheri i projektit duhet te vendosi cilin model te zgjedhe per te qene me i pershtatshem per: 1-klientet qe kane kerkuar software 2-karakteristikat e produktit 3-mjedisin e projektit ne te cilin ekipi punon. Keshille: pasi zgjidhet modeli i procesit, popullojeni me minimumin e bashkesive te puneve dhe produkteve qe do te japin nje cilesi te madhe.

22 Kombinim i Produktit dhe Procesit
Dekompozimi i produktit dhe procesit ndodh ne menyre te njekohshme gjate evolimit te planit te projektit. Pasi zgjedhim modelin e procesit NE VARESI TE SITUATES qe kemi : -projekt i vogel -> Model Linear -kufizime te medha kohore por ka buxhet dhe staf: -> Model RAD -per afate te shkurtra kohore sa nuk arrihet funksionalitet i plote - > Modeli Inkremental perdoret

23 Pasi zgjidhet modeli , pershtaten aktivitetet e Common Process Framework (CPF)
komunikimi me klientin planifikimi analize rreziku inxhinierim ndertim & release(dorezim) vleresim i produktit

24 Projekti Ne menyre qe te menaxhohet ne menyre te suksesshme projekti, duhen kuptuar cfare mund te shkoje gabim, dhe si te riparohen. Probleme qe mund te ndodhin: nuk kuptohen kerkesat scope i percaktuar varfer teknologjia e zgjedhur ndryshon deadlines jane jorealiste sponsorizimi humbet etj

25 Zgjidhje te problemeve:
Nis me nje hap te matur Maintain momentum : mbaj ritmin Track(Vlereso,mat) progres : gjithmone vlereso progresin (specifikime, kod burim, test cases, chekpoints ) etj. Merr vendime te zgjuara (meso nga gabimet e meparshme).

26 Te konsiderohen dhe pergjigjen me kujdes pyetjet:
Parimi W5HH Te konsiderohen dhe pergjigjen me kujdes pyetjet: 1- Why is the system being developed? – Pse po ndertohet sistemi? 2& 3- What will be done by When? – Cfare do te behet dhe Kur? 4- Who is responsible for a function? – Kush eshte pergjegjes per nje funksion? 5- Where are they organizationally located? -Ku jane te vendosur? 6- How will the job be done technically and managerially? – Si do te kryhet puna nga ana teknike dhe menaxheriale? 7- How much of each resource is needed? – Sa shume nga secili burim nevojitet?


Download ppt "Koncepte te menaxhimit te projektit"

Similar presentations


Ads by Google