Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni.

Similar presentations


Presentation on theme: "MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni."— Presentation transcript:

1 MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni t’i numëroni të mirat e Tij, nuk do të arrini!

2 Një njeri erdhi te Ibrahim ibën Ed'hemi dhe i tha: “O dijetar! Epshi im më nxit dhe më stimulon për gjynahe. Të lutem më këshillo!”

3 Ibrahim ibën Ed'hemi i tha: “Nëse epshi yt të nxit për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd, nuk ka problem. Unë do të të parashtroj pesë kushte. Nëse i plotëson, bëj gjynah ndaj Allahut!” Njeriu tha: “M'i jep!”

4 Ibrahimi i tha: “Nëse dëshiron t’i bësh gjynah Allahut, atëherë fshihu, ik në një vend që nuk të shikon Allahu!” Njeriu tha: “Subhanallah! Si të fshihem nga Allahu kur Ai shikon çdo gjë!” Ibrahimi i tha: “Subhanallah! A nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut kur Ai të sheh?!” Njeriu heshti…

5 Pastaj njeriu tha: “Më trego kushtin e dytë!” Ibrahimi i tha: “Nëse dëshiron t'i bësh gjynah Allahut, mos i bëj gjynah në tokën e Tij!”

6 Njeriu tha: “Subhanallah, ku të shkoj? E gjithë gjithësia është e Tij! Ibrahimi i tha: “Subhanallah! A nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut kur po shfrytëzon tokën e Tij?!”

7 Njeriu tha: “Më trego kushtin e tretë!” Ibrahimi tha: “Nëse dëshiron t'i bësh gjynah Allahut, atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij!” Njeriu tha: “Subhanallah! Si të jetoj, si të ushqehem kur gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij?!” Ibrahimi i tha: “Subhanallah! A nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut kur Allahu është Ai që të ushqen dhe të jep të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetosh?!”

8 Njeriu tha: “Më trego kushtin e katërt!” Ibrahimi i tha: “Kur t’i bësh gjynah Allahut, pastaj të kapin melaiket për të të hedhur në zjarr, mos e prano këtë! Refuzoje hedhjen në zjarr!” Njeriu tha: “Subhanallah! A kam forcë unë për këtë?! Melaiket nuk të pyesin, por të zvarrisin për në zjarr!”

9 Ibrahimi i tha: “Kur t'i lexosh gjynahet e tua në fletushkë, mohoji ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar!” Njeriu tha: “Subhanallah! Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty... ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë... Filloi të qajë njeriu dhe u largua duke thënë: “Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty... ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë...

10 Të lutem një moment...

11 Në ato pak çaste që lexon e-mailin…

12 ...ka vdekur një numër njerëzish!

13 Më vjen keq që disa prej tyre kanë vdekur duke i bërë gjynah Allahut… Allahu na ruajttë prej kësaj gjendjeje!

14 Nuk e di, ndoshta emri yt (mos e bëftë Allahu!) mund të jetë njëri prej emrave në këtë listë!

15 PËRKUJTO!

16 Personi i cili ka vdekur para pak çastesh......ka menduar si ti dhe i ka thënë vetes... “k am kohë!”

17 "Po, Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni." (Munafikun, 11)

18 Nuk e shtyn për më vonë!

19 Pra mos e vono pendimin tënd, mos hezito të pendohesh!

20 Nuk ka të adhuruar përveç Allahut! O Allah, na mundëso përfundim të mirë!

21 Përkujtim…

22 www.klubikulturor.com www.klubikulturor.com Përkthyer nga Eroll Rexhepi


Download ppt "MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni."

Similar presentations


Ads by Google