Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Sistemet Politike Krahasuese DEMOKRACITË

Similar presentations


Presentation on theme: "Sistemet Politike Krahasuese DEMOKRACITË"— Presentation transcript:

1 Sistemet Politike Krahasuese DEMOKRACITË
KOLEGJI UNIVERSITAR VICTORY, PRISHTINË. MR. GËZIM SELACI

2 Krahasimi i demokracive mazhoritare dhe konsensuale
Demokracia mazhoritare: i jep pushtet të madh mbi institucionet kryesore palës e cila fiton votat. Demokracia e konsensusit: përfshin pakicat në të gjitha fazat e vendimmarrjes, dhe në të cilën kërkohet një pajtim sa më i gjerë mbi politikat publike.

3 Krahasimi i demokracive: liberal dhe joliberale/elektorale
Zakaria: Karakterizohen me demokraci zgjedhore por me mungesë të madhe të lirive kushtetuese, si dhe kufizimeve të ushtrimit arbitrar të pushtetit ekzekutiv (mungesë e të drejtave politike dhe lirive qytetare). Psh. India, Indonezia, Xhamajka, Senegali etj.)

4 Valët e demokratizimit, Huntington
Vala vjen kthehet I Ngritja e fashizmit dhe autoritarizmit II 1946- 1960-’70 III Pas 1974 në Portugali. Arrin nivele të larta pas 1989. Deri më tani nuk ka.

5 Përkufizimi, dy qasje Përkufizime procedurale të demokracisë: si organizohet rezhimi, si dhe proceset përmes sëcilave sigurohet përfaqësimi, llogaridhënia dhe legjitimiteti. (preferohen në praktikë). Përkufizime thelbësore/substantive: qëllimet dhe efikasiteti i rezhimit, si dhe deri në ç’masë do të mund t’i shërbehet më mirë vullneti i popullit.

6 Përkufizimi procedural i Schumpeter
Përkufizim procedural: Joseph Schumpeter (1947) Capitalism, Socialism, and Democracy. Metoda demokratike është ai rregullim institucional për të arritur te vendime politike në të cilat individët fitojnë pushtet për të vendosur përmes luftës (struggle) konkurruese për votën e popullit. Ose garë e lirë për votë të lirë. Ndërkaq, përkufizimet substantive parashikojnë edhe synime, ashtu që demokracia e vërtetë nuk mund të përkufizohet vetëm nga procesi, por nënkupton përpjekje për të promovuar barazi, drejtësi, dhe përfshierje. Schumpeter kishte kundërshtuar këtë qasje, duke kundërshtuar kuptimet e mëhershme (shek.18) të demokracisë që metodën demokratike e shihnin si atë rregullim institucional për të arritur vendime politike që realizojnë të mirën e përbashkët/ përgjithshme, ku njerëzit vendosin vetë çështjet përmes zgjedhjes së individëve, që mblidhen të përfaqësojnë këtë vullnet. (Schumpeter 1947).

7 Përkufizimi substantiv i Dahl
Robert Dahl (1971) Poliarkia. Poliarkitë definohen me më shumë se sa thjesht proces zgjedhor; ato përfshijnë një qytetari pak a shumë të përfshier, si dhe të drejtën e këtyre qytetarëve qeveritarë. Poliarkia është më shumë se garë e lirë për votë të lirë, dhe përfshin të drejta të plota për pjesëmarrje dhe kontestim. Kjo bëhet përmes shtatë institucioneve: zyrtarë të zgjedhur me vota, votime të lira dhe të drejta, e drejta përfshirëse e votës, e drejta për t’u kandiduar për poste politike, liria e të shprehurit, burime alternative të informimit, dhe autonomia asociacionale. (Dahl 1989 Democracy and its Critics. f. 221)

8 Sartori (1998) Çfarë është Demokracia. F.30-
Përkufizime themelore/fundamentale, ka prerje racionaliste. Përkufizime instrumentale, kanë prerje empirike. Mënyra angleze: çmohet efektshmëria (qasja empirike). Qeverisja europiane: kërkohet një sistem përfaqësues i menduar mirë.

9 Ushtrime Vota dhe përfaqësimi Qytetaria aktive Liritë
Opinioni publik: opinioni duhet të jetë i lirë, e jo opinione të imponuara në publik...


Download ppt "Sistemet Politike Krahasuese DEMOKRACITË"

Similar presentations


Ads by Google