Download presentation
Presentation is loading. Please wait.
1
Kapitulli 4 Analiza e brendshme
Strategic Management: Concepts & Cases 12th Edition Fred David
2
Elementët e mjedisit të brendshëm të organizatës janë: struktura,resurset dhe kultura.
Struktura ka të bëjë me kordinimin e roleve dhe marrëdhënieve brenda firmës. Nëse struktura përputhet me ndryshimet në strategji ajo përbënë një fuqi për firmën. Në rast të kundërt ajo përbënë një dobësi Strukturën duhet shiqu në katër dimensione: Përqëndrimi Specializimi Fleksibiliteti Formalizmi
3
Pikëpamje e bazuar në resurse
Resurset fizike Resurset njerëzore Resurset financiare Resurset të paprekshme Studimi i resurseve bëhet në disa faza : Analiza e zinxhirit të vlerës Krahasimi Identifikimi i faktorëve kyç
4
Resurset e organizatës
Resurset fizike. Ka të bëjnë me përcaktimin e pajisjeve dhe makinerive në dispozicion. Resurset njerëzore. Kanë lidhje me numrin dhe llojin e profesioneve si dhe me përputhjen e këtyre resurseve me vendet e punës. Resurset financiare. Përfshin burimet dhe përdorimin e parave, sigurimin e kapitalit, manaxhimin e parave etj. Resurset e paprekshme. Emri i markës,imazhi i kompanisë. Të rralla (të cilat firmat konkurruese nuk i posedojnë) Vështirë imitohen Vështirë zëvendësohen
5
Analiza e zinxhirit të vlerës
Zingjiri i vlerës është rrjedhë e aktiviteteve të organizatës dhe si këto aktivitete krijojnë vlerë për konsumatorin Është gjetja e rrugës së lidhjes të resurseve të organizatës me rezultatin strategjik. Aktivitetet primare të organizatës grupohen në pesë fusha kryesore: logjistika e brendshme,logjistika e jashtme, marketingu dhe shitjet, dhe shërbimi. Në logjistikën e brendshme përfshihen aktivitet që kanë të bëjnë me marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e inputeve Logjistika e jashtme magazinon dhe shpërndan produktin tek klientët Marketingu dhe shitjet sigurojnë mjetet me anën e të cilave konsumatorët njohin produktin apo shërbimin. Shërbimi mbulon të gjitha aktivitetet që rrisin ose ruajnë vlerën e produktit/shërbimit, të tilla si instalimet, riparimet, trajnimi, rezervat etj.
6
Këto të fundit ndahen në katër lloje:
Furnizimi. Ky i referohet procesit të blerjes së imputeve për aktivitetet primare. Zhvillimi i teknologjisë. Menaxhimi i resurseve njerëzore. rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe shpërblimin e punonjësve të organizatës. Infrastruktura. Përdorimi i resurseve Analiza e resurseve nuk duhet të mjaftohet me studimin e resurseve por të shkojë më tej, të vlerësojë si janë përdorur këto resurse. Kontrolli i resurseve
7
Analiza krahasuese Analiza historike
Analiza historike studion shfrytëzimin e resurseve të një organizate në krahasim me vitet paraardhëse. Krahasimi me normat e industrisë Krahasimi i shfrytëzimit të resurseve të kompanisë me ato të industrisë, duhet patjetër të krahasohen edhe sasia edhe cilësia e këtyre resurseve Analiza e praktikës më të mirë Është të përcaktohet praktika më e mirë dhe të krijohen standarte të rezultatit që kanë lidhje me praktikën më të mirë. Standartet, objektiva që duhen arritur gjatë zbatimit të aktiviteteve kyçe të vlerës.
8
Identifikimi i faktorëve kyç
Aspekti i fundit i analizës së resurseve është identifikim i faktorëve kyç. Vlerësim i hollësishëm i fuqive dhe dobësive kryesore të organizatës dhe rëndësisë strategjike të tyre. Kërcënimet dhe shanset e mjedisit të jashtëm me fuqitë dhe dobësitë e mjedisit të brendshëm të firmës. Procesi i ballafaqimit të këtyre faktorëve shpesh emërohet analiza SWOT.
9
Integrimi i strategjisë dhe kulturës
Vlerat Besimet Legjendat Heronjtë Ritet Produktet kulturore Simbolet Ritualet Mitet
10
Kultura e organizatës Kultura është një koleksion besimesh, shpresash dhe vlerash të mishëruara në anëtarët e organizatës dhe që transmetohen brez pas brezi. Kjo krijon normat që përcaktojnë sjelljen e punonjësve të firmës. Vlerat shpesh janë të shkruara në formën e deklarimeve, misionit, ojektivave apo strategjive. Besimet janë më specifike. p.sh. një besim që kompania nuk do të bëjë tregti me Vendet Arabe. Shpresat janë aspekte të cilat anëtarët e organizatës i kanë përfituar nga mjedisi dhe i trashëgojnë nga një brez punonjësish në tjetrin. p.sh Kompania Delta Airlines ka krijuar një frymë familjare midis punonjësve. Punonjësit zëvendësojnë njëri tjetrin me kënaqësi.
11
Mënyrat rutinë -si anëtarët e organizatës sillen njëri me tjetrin
Ritualet -promovimi i punonjësve, negociatat me sindikatat përcaktojnë mënyrën e vlerësimit të punëve në organizatë. Historitë - kanë të bëjnë me jetën e organizatës, që anëtarët i tregojnë njëri tjetrit, punonjësve të rinj, personave jashtë organizatës, Krijojnë historinë aktuale të organizatës dhe nxjerrin në pah ngjarje apo personalitete të rëndësishme të organizatës. Aspekte simbolike të organizatës-lloji i gjuhës dhe terminologjia e përdorur Sistemet e kontrollit-p.sh. i janë nënshtruar kontrollit të përdorimit të fondeve sesa cilësisë së shërbimeve. Në rast se kultura përputhet me ndryshimet e strategjisë, ajo është një fuqi për organizatën. Në të kundërtën ajo është një dobësi.
12
Analiza e brendshme Informatat për: Menaxhment Marketing
Financa/Llogaritje Prodhim/operacione Hulumtim/Zhvillim Sistem informatik të menaxhmentit
13
Menaxhmenti Faza më e rëndësishme Funksionet Planifikimi Organizimi
Formulimi i strategjisë Organizimi Zbatimi i strategjisë Udhëheqja Zbatimi i strategjisë Personeli Zbatimi i strategjisë Kontrolli Kontrolli i strategjisë
14
Marketingu Nevojat/dëshirat e konsumatorëve për produkte ose shërbime
Definimi Parashikimi Krijimi Plotësimi
15
Marketingu Funksionet e marketingut Profili i blerësve
Produktet/shërbimet e shitura (reklamat, promovimi i zbritjeve etj.) Planifikimi i produkteve dhe shërbimeve (pozicioni i produktit,paketimi,stili,tërheqja e produkteve të vjetra etj. Çmimi (blerësit, qeveritë, furnizuesit, shpërndarësit dhe konkurrentët) Shpërndarja (kanalet e shitjes, lokacioni, shpenzimet e transportit) Hulumtimet e marketingut Analiza e shanseve
16
Financat/Kontabiliteti
Vendimet për investime (buxhetimi i kapitalit – për projekte, produkte, asete të një organizate) Vendimet për financime (përcaktojnë strukturën e kapitalit të firmës) Vendimet për dividendë (pagesa e përqindjes të fitimit )
17
Treguesit financiarë Treguesit e likuiditetit (vlerësojnë aftësinë e firmës në kryerjen e obligimeve) Treguesit e huas/borxhit (vlerësojnë nivelin në të cilën firma ka qenë e financuar nga huat) Treguesit e aktiviteteve (vlerësojnë efektivitetin e firmës dhe mënyrën e shfrytëzimit të resurseve) Treguesit e rritjes (vlerësojnë aftësitë e firmës dhe pozitën e saj në rritjen ekonomike brenda degës)
18
Prodhimi/operacionet
Funksionet e prodhimit: Procesi Kapaciteti Resurset njerëzore Cilësia
19
Hulumtimi dhe zhvillimi
Zhvillimi i produkteve të reja para konkurrentëve Përmirësimi i kualitetit të produktit Përmirësimi i procesit të prodhimit me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve Sistemi informatik i menaxhmentit Sistemet informatike Sigurimi Përdorim të lehtë Tregtia elektronike (E-commerce)
20
Analiza SWOT Shanset: Është një situatë e favorshme në mjedisin e jashtëm të një firme. Identifikimi i një segmenti të ri tregu, ndryshimet teknologjike, përmirësimi i marrëdhënieve furnitor-blerës, Kërcënimet: Një kërcënim është një situatë e pafavorshme në mjedisin e jashtëm të një firme.Hyrja e konkurrentëve të rinj, rritja e ngadalshme e tregut si dhe ndryshimet teknologjike Fuqitë: Një fuqi është një resurs, avantazh kundrejt konkurrentëve. Imazhi i firmës, udhëheqjen e tregut, relacionet blerës-furnitor. Dobësitë: është një kufizim apo mungesë në resurse, mjeshtëri dhe kapacitet që dëmtojnë seriozisht rezultatet e firmës. Resurse të dobësive mund të jenë :mjetet e prodhimit,resurset financiare, kapacitetet e menaxhimit, mjeshtëritë e marketingut dhe imazhi i markës.
Similar presentations
© 2024 SlidePlayer.com Inc.
All rights reserved.