Presentation is loading. Please wait.

Presentation is loading. Please wait.

Sistemet Operative (Operating System)

Similar presentations


Presentation on theme: "Sistemet Operative (Operating System)"— Presentation transcript:

1 Sistemet Operative (Operating System)
Përgaditi : Orhan Meniqi Klasa : IX-3

2 Sistemet Operative Ne vazhdim do paraqiten tri sistemet operative aktualisht me te njohura ne botë . Ato janë: Windows 7 Windows Vista Windows Xp

3 Windows 7 Ne vazhdim do shohim Se si duket një Windows 7 :
Windows 7 është realizimi më i fundit i Microsoft Windows të një serie sistemesh operative të prodhuara nga Microsoft për përdorim ne kompjuterat personal përfshire këtu kompjuterat Desktop shtëpiak apo për biznese, laptop, notebook, tablet PC dhe media center PC. Windows 7 u nxor për shitje me 22 Korrik 2009 dhe arriti disponueshmërinë e përgjithshme të shitjes me pakicë më 22 Tetor 2009, tre vjet pas krijimit te paraardhësit të tij Windows Vista u nxore në shitje dhe serveri homolog i Windows 7 Windows Server 2008 R2. Ndryshe nga paraardhësi i tij Windows Vista i cili prezantoi një numër të madh karakteristikash të reja, Windows 7 ishte menduar që të ishte me i fokusuar dhe të rriste përditësimet e Windows me qëllimin qe te ishte i përshtatshëm dhe me aplikacione dhe harduer me të cilat Windows Vista nuk ishte në atë kohë. Prezantimet e dhëna nga Microsoft në 2008 fokusoheshin ne mbështetjen e multi-touch, në ridizajnin e startit dhe task bar të cilit mund ti referohesh dhe si superbar, dhe një sistem rrjeti te quajtur HomeGroup, dhe gjithashtu përmisime të performancës. Disa aplikacione standarde të cilat janë përfshire në realizimet kryesore të Microsoft WINDOWS Ne vazhdim do shohim Se si duket një Windows 7 :

4

5 Tani do shohim pamjen e nje WindowsVista:
Windows Vista është versioni i fundit të sistemit operativ të krijuar nga firma Microsoft, i cili do të pasojë sistemin operativ aktual Windows XP. Me paralajmërimin e parë më 22 korrik të vitit 2005, Vista njihej me projekt emrin e tij Longhorn. Më 8 nëntor, 2006, ekipi zhvillues kompletoi sistemin operativ Windows Vista dhe tani është në prodhim dhe përdorim. Microsoft ka deklaruar se data e lëshimit të shpërndarjes ndërkombëtare është 30 janar Ky produkt vjen pas më shumë se 5 viteve nga lëshimi iWindows XP duke bërë kohën më të gjatë që ka kaluar mes zhvillimeve të projekteve madhore të Windows. Sipas Microsoft Windows Vista përmban qindra karakteristika të reja në krahasim me Windows XP. Ndërsa nga konsumatorët "Microsoft Windows Vista" është pranuar si produkt i papjekur i cili pretë që të piçet me të hollat e tyre. Tani do shohim pamjen e nje WindowsVista:

6

7 Tani do shikojme se si duket nje WindowsXp:
Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 Tetor 2001 dhe brenda Janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë. Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 Nëntor 2006 dhe për publikun në 30 Janar Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 Qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 Janar Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit. Tani do shikojme se si duket nje WindowsXp:

8

9 Faleminderit


Download ppt "Sistemet Operative (Operating System)"

Similar presentations


Ads by Google